Më lini o të jetoj në tokën mamë!
/Xhelil ARIFI/
Të lash njiherë
jo pse desha, më detyruan
Atje parajsë toke, por
Nuk më peshonte diamanti që kisha në dorë
Sa guri që lashë në tokën që rënkonte
Dhe erdha edhe njihere tek ty mëmë dhe
Gjeta traumën dhe token e djegur
Por edhe shpresën në sytë e njerzëve
Dhe andrrat plot dëshira
E tani prap dua të ikë nga ty
Më detyruan edhe njihere
Ata që ma shuan shpresën
Dhe ma dogjën andrren
Dhe prehjen në gjirin tand
Ooo dheu im, nanë!
Ika, me aromen tande në gji
Dhe kujtimin pa fund për ty
Por kush e di…