Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të arsyeshme dhe në bashkëpunim dhe koordinim me Gjykatën Themelore në Gjilan dhe Policinë e Kosovës, kanë realizuar bastisje në Komunën e Ranillugut.
Bastisja është realizuar, në shtëpinë e pabanuar dhe objektet përcjellëse, pronë e të dyshuarit J.S., i cili gjatë bastisjes nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, me ç’ rast gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar edhe disa mjete shpërthyese:
· 2 (dy) armë të gjata AK 47,
· 2 (dy) armë të gjata gjysmë automatike,
· 142 (njëqindekatërdhjetedy) fishekë të kalibrit 7.62mm,
· 6 (gjashtë) karikator të zbrazur të armës AK 47,
· 1 (një) vaj për lyerje të armës,
· 21 (njëzetenjë) mbajtës municioni,
· 2 (dy) motorolla të ish policisë,
· 1 (një) jelek të ish policisë,
· 1 (një) litar për lyerje të armës,
· 4 (katër) granata dore,
· 1 (një) sprej lotsjellës, si dhe,
· 2 (dy) shirita banderola RKS për barna.
Për këtë rast do të vazhdohet me procedura hetimore, me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë çështje.