Sport Club Gjilani ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra Alban Hysenin për shkak të kërkesës së tij personale për t’u tërhequr momentalisht nga futbolli.
Alban Hyseni ka vendosur që të shkëputet nga klubi dhe futbolli për shkak të angazhimeve personale, duke lënë prapa kontributin gati një dekade në stafin teknik.
“Me kërkesën e tij personale, klubi e ka mirëkuptuar Hysenin dhe njëherësh i ka ofruar mundësinë e rikthimit në çdo moment në të cilin ai ndjehet i gatshëm, thuhet në njoftimin zyrtar të SC Gjilanit.
Hyseni ishte pjesë e stafit teknik të Gjilanit nga edicioni 2016/17, pasi ishte pensionuar nga futbolli i luajtur. Si futbollist gjithashtu ishte pjesë e klubit për më shumë se një dekadë, duke qenë njëherësh simbol i paharrueshëm me numrin “5” i cili tashmë e sa kohë mbetet i varur në mur në nderim të karrierës së tij.
“Të gjithë në SC Gjilani e falënderojnë, Alban Hysenin për kontributin e dhënë ndër vite dhe i urojnë gjithashtu i rikujtojnë që dera e klubit mbetet gjithmonë e hapur për të, thuhet në njoftim. /2LONLINE/