Kryetari i Komuns së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me nënkryetarin Faton Jakupi, kryetarin e OVL UÇK-së në Kamenicë, Milaim Limoni, kryesuesin e Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, si dhe përfaqësues të tjerë komunal, përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës e filluan duke bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.
Po ashtu për këtë 14-vjetor janë realizuar edhe aktivitete të tjera kulturore, artistike e sportive.
Është mbajtur Turniri në Shah, ka filluar Turniri në Volejboll, ndërsa është zhvilluar edhe stërvitja e klubit të futbollit KIKA.
Aktivitetet kanë vazhduar me Përurimin e Këndit Muzeor, për të vazhduar më pas edhe me mbajtjen e Koncertit të Pavarësisë, duke u përmbyllur ky koncert nga fëmijët. /2LONLINE/