Shkruan: Arsim KASTRATI
Po e paguajmë çmimin e dymendësisë sonë politiko-strategjike. Jemi luhatur dhe ende luhatemi mes dy paradigmave politike: të bashkohemi me Shqipërinë apo ta ndërtojmë Republikën e Pavarur të Kosovës.
Kemi zënë në thua duke ecur në një drejtim me kokën e kthyer në drejtimin tjetër, apo kemi ngecur në vend të dyzuar mes dy dëshirave, dy mendimeve të njëkohëshme, për një kohë të gjatë!
Ndoshta më shumë se kjo, hendikepon mungesa e një super elite intelektuale, e cila do t’u ofronte shqiptarëve të Kosovës një paradigmë më të qartë të ardhmërisë së tyre politike?
Nuk mund ta ndërtosh me sukses një shtet, të cilin nuk e do sa duhet, të cilin nuk e do me zemër!
Shiqoni qendrat e qyteteve tona, aty nuk valon flamuri i shtetit tonë?!
Si thotë ajo fjala e urtë: “kur ti nuk e do vetveten, kur ti s’je për veti, kush do të jetë për ty”?!
A na hapë rrugë shpjegimi sipas së cilit, nuk ka konflikt mes shqiptarisë dhe kosovarisë?
Ne jemi edhe shqiptarë edhe kosovar, dhe e kemi mbështetjen e fuqive botërore për ndërtimin e shtetit të pavarur të Kosovës, zhvillimit të së cilit do të duhej ti përkushtoheshim me mendje e me zemër!
Po ndryshoi rajoni e bota dhe kombet nxitojnë mbrapa drejt forcimit të unitetit të tyre kombëtar, një zhvillimi të tillë eventual, s’kemi pse ia zhbëjmë mundësinë as ne!
Ne mund ta zhvillojmë shtetin e Kosovës si kosovarë, si shqiptarë, si europian dhe si njerëz të mirë!
Ta bëjmë, sot, nesër, pasnesër, e ditë për ditë – pa ndalje! /2LONLINE/