Dredhëzat mund t’i japin organizmit një shtytje në luftën ndaj llojeve të ndryshme të kancerit. Studimet amerikane të realizuara kohë më parë kanë treguar se dredhëzat kanë disa përbërës me veti të fuqishme antioksiduese të cilët mund të ndalojnë zhvillimin e qelizave të kancerit në kulturat qelizore ‘in vitro’, duke vepruar mbi gjenet përgjegjëse për zhvillimin e kancerit.
Rezultate e studimeve kanë treguar se edhe përfshirja e dredhëzave të thata në ushqimin e kafshëve eksperimentale ka rezultuar me reduktimin e zhvillimit të tumoreve malinje.
Edhe disa studime të fundit kanë nxjerrë në pah se njerëzit të cilët konsumojnë rregullisht dredhëza, shumë më rrallë sëmuren nga kanceret e ndryshme.