/Klubi i Biciklistëve te Gjilanit ne bashkëpunim me Nismën Vetëdijsuese për Çiklizëm /
Refik M. Ramadani
/2L ONLINE/ – Marsh me biçikleta ne manifestimin tradicional “Ditët e Agimit” në nderim të dëshmorit të kombit, Agim Ramadani. Marshi me biçikleta do fillojë nga Teatri i Qytetit në Gjilan, ne ora 11:00, duke vazhduar drejt fshatit Velekincë ne drejtim te fshatit Lladove deri ne Zhegër ku mbahet manifestimi për Ditët e Agimit.
Udhëtim i lirë me biçikleta në mënyrë të organizuar dotë mbahet me 03.05.2015
Në mbarim të marshit do të argëtohemi me program të pasur muzikor të përgatitur nga Drejtoria e Kulturës ne Gjilan. Aktiviteti “Me biçikleta për ditët e Agimit” ka përkrahjen e Komunës se Gjilanit, të cilët siguruan që rrugët të jenë të lira gjatë marshit tonë.
Biciklistët do të jenë në përcjellje dhe siguri të vazhdueshme të Policisë, të cilët do i bashkëngjiten marshit me ekipin e tyre të çiklistëve, po ashtu duke na shoqëruar me disa patrulla gjate gjithë marshit.
Si mund të bëheni pjesë? Të gjithë të interesuarit pa dallim për tu bërë pjesë e këtij organizimi, mund të na bashkëngjiten me biçikleta personale.
Dalja jone masive le të jetë shembull për vetëdijesim të përgjithshëm të popullatës për biçikletën … /2L ONLINE/