Për nder të 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me nevoja të veçanta, stafi i Qendrës së Kujdesit “PEMA” në Gjilan, shënoi këtë ditë me disa aktivitete me fëmijët e kësaj Qendre si dhe me nxënësit e shkollës së mesme Gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, të organizuar nga profsoresha Vjollca Zymberi dhe zyrtatja për fëmijët me nevoja të vecanta Liridona Ukshini- Kosumi.
Kjo ditë dhe organizimi i këtyre aktiviteteve synojnë të promovojnë të kuptuarit e çështjeve të aftësisë se kufizuar dhe për të mobilizuar mbështetje për të drejtat, dinjitetin dhe mirëqenien e personave me nevoja të veçanta.
Psikologu Besnik Sherifi falënderon nxënësit e shkollës “Xhavit Ahmeti” profesoreshën Vjollca Zymberi, zyrtaren për fëmijët me nevoja të veçanta, Liridona Kosumi për bashkëpunimin si dhe shënimin e kësaj dite me aktivitete rekreative, vetëdijësuese dhe stimuluese për fëmijët.
Rritja e ndërgjegjësimit, përfshirjes së personave më nevoja të veçanta në çdo aspekt të jetës ndikon në mirëqenien e tyre duke e ngrit vetëbesimin, socializimin, zhvillimin e potencialeve të cilat i posedojnë edhe këta fëmijë. Urojmë sa më shumë angazhime, aktivitete për një jetë të pavarur dhe të lumtur!