Kjo, ditë e sotme është paraparë të jetë me aktivitete të ndryshme, në të cilën marrin pjesë të rinj të të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në komunën e Kamenicës.
Bajram Mavriqi, Zyrtar për Rini, ka thënë se qëllimi i kësaj dite është, promovimi i të rinjve, dhe ngritja e zërit për fuqizimin e të rinjve në të gjitha proceset e vendim-marrjes”.
Ndërsa, Lirije Dërmaku, Drejtoreshë e Qendrës për të rinj në Kamenicë, ka thënë se qëllimi është që secilin vit, kjo ditë të organizohet në mënyrën sa ma të mirë të mundshme, dhe se rinia do ta gëzojnë përkrahjen tonë çdo herë.
Edhe, koordinatorja e Projekteve nga Organizata “AWO”, Ellen Glisman, ka thënë se për “Muaji i Rinisë 2010”, kanë ndihmuar duke participuar me pije dhe ushqim, në vlerë prej 150 euro.
Po ashtu, në shënimin e “Muajit të Rinisë 2010”, mysafir ishin edhe tre nxënës nga Gjermania të cilët në një mënyrë janë edhe hulumtues vullnetar të nevojave të të rinjve në Ballkan.
Nxënësit, thanë se i përkrahin projektet për fëmijë, dhe për të rinj në të gjithë Ballkanin, me moton e tyre “ Nxënësit ndihmojnë jetë”. Sipas tyre, rinia është e ardhmja e këtij vendi../S/Kastrati/