Takim me kategorinë ma të ndjeshme të shoqërisë tonë nënat me fëmijët e tyre me autik dhe sindrom.
Kjo inciativë në kuadër të Degës, u realizua nga kandidatja për Asamble Komunale Sebahate Hajdini, e cila i njeh nga afër problematikat me të cilat ballafaqohet kjo kategori. Gjilanit i mungon një Qendër me aktivitete ditore sidomos për moshën 18 vjeçare, në të cilën do të kishin mundësi të kalonin kohë këta fëmijë.
Shoqëria jonë definitivisht duhet të ndërgjegjësohet, sidomos ata që mbajnë pozita udhëheqëse në institucione gjegjëse që të bëhet ma shumë për këtë kategori, të ketë përkujdesje institucionale në çdo planifikim urbanistik, infrastrukturor të merret për bazë gjithnjë edhe kjo kategori të krijohen kushte sa ma të favorshme edhe për ta.
AKR, në qeverisje lokale do të jetë zë i fuqishëm edhe për këto kategori të gjitha këto çeshtje nga ne do të ngritën në Kuvend Komunal.
Në takim ishte ergoterapeutja me nënshtetësi Amerikane znj.Di Ullrich, po ashtu ishte edhe asistentja për këto çështje Resa Sopa, këto dyja kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për këtë kategori.
Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/