DYLON

Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin italian, Antonello De Riu

Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin italian, Antonello De Riu
Avatar photo Redaksia

Ministri Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorin e ri të Italisë në Republikën e Kosovës, z. Antonello De Riu, të cilit  i uroi mirëseardhje në vendin tonë, duke vënë në pah raportet e shkëlqyeshme që kanë të dy vendet dhe kërkoi që këto raporte të thellohen më tutje.

Me këtë rast, ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin italian lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në forcimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë.

EkoHigjiena

Ai gjithashtu theksoi se vlerëson lartë përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar Italia për institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti për MPB-në dhe Policinë e Kosovës, në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ofrimin e trajnimit dhe ekspertizës nga pala italiane në këto fusha.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit të mirë edhe në fushat e tjera me interes të dyanshëm. /2LONLINE.com/