Seanca fillestare në rastin e Grupit të Drenicës do të mbahet me 6 dhjetor në Prishtinë, tha për Radio Kosovën, Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit.
Gashi tha se nëse deri më 23 nëntor nuk ndërpritet paraburgimi ndaj Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tij, atëherë do të kërkohet nga kryetari i trupit gjykues ndërprerja e kësaj mase dhe mbrojtja e tyre në liri.