Për të nderuar dëshmorët që u flijuan për liri, më 2 gusht do të shënohet edhe përvjetori i 18-të i rënies heroike të dëshmorit të kombit, Rahim Beqiri – komandant “ROKI”.
“Duke nderuar dëshmorët ne nderojmë të kaluarën e lavdishme të luftës tonë heroike për LIRI dhe pavarësi”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e këshillit organizativë.
Ja njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Me rastin e 18 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Rahim BEQIRI- Komandant “ROKI”, me 2 Gusht 2019
-11:00-11:30 bëhet vendosja e luleve pranë lapidarit në fshatin Kopërnicë,
-11:30-12:00 bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Dardanë.
Ndërsa në të njëjtën ditë organizohet edhe ecje tradicionale në shtegun për ecje bjeshkatare “Rahim Beqiri-komandant Roki”.
Nisja në ora 13:00 nga kulla e Kadri Zekës në Poliçkë drejt majës së Kikës dhe përfundimi në Gmicë rreth orës 16:00.
Të gjithë ju që do të jeni pjesë e këtij përvjetori do të nderoni dëshmorët që u flijuan për liri.
Duke nderuar dëshmorët ne nderojmë të kaluarën e lavdishme të luftës tonë heroike për LIRI dhe pavarësi.
Jeni të mirëseardhur në këtë përvjetor!
Me respekt,
Këshilli Organizativ