Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport së bashku me Shkollën Fillore “17 shkurti” në Muçivërc, për nder të shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të organizojnë turnirin tradicional në Ping- pong “Musa Thaçi”.
Ky turnir do të mbahet më datë 17 shkurt 2021 nga ora 10:00 në lokalet e shkollës.
Për tre vendet e para fituese do të ndahen edhe shpërblime.
Vendi i pare: 100 euro;
Vendi i dytë: 70 euro;
Vendi i tretë: 50 euro.
/2LONLINE.com/