Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mori vendim për përsëritjen e votimit në tri Vendvotime në Komunën e Parteshit, për Zgjedhjet Lokale të Raundit të Dytë për Kryetar Komune, si vijon: Qendra e Votimit: 3603D, me Vendvotimet: 01R, 02R dhe 03D.
Mbështetur në vendimin e marrë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi që rivotimi në këtë Qendër të Votimit, të mbahet më15 dhjetor.