Në takimin që zëvendëskryeministri/ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, pati me një delegacion turk të kompanisë konsulente për investime “GD” në Turqi, e udhëhequr nga znj.Gözde Günuğur, përveç punës së MDIS-it, u bisedua edhe për investimet strategjike që mund të bëhen në Kosovë.
Përpos që i njoftoi për procesin e investimeve strategjike, zv.kryeministri Gashi u shpreh i gatshëm t’u ofrojë ndihmë kompanive serioze turke sa u përket informacioneve dhe mundësive që ka Kosova në sektorët strategjikë.
Znj. Günuğur, nga kompania “GD”, shprehu interesimin e kompanive turke për të investuar në Kosovë, sidomos në miniera, energji të ripërtëritshme dhe turizëm. Meqë procesi i investimeve strategjike është atraktiv dhe lehtëson procedurat, u kërkua të organizohet një takim me partnerët investues të kompanisë konsulente “GD”, për t’i prezantuar mundësitë që ka Kosova në miniera dhe energji.
Në fund të takimit, zv.kryeministri Gashi vlerësoi lart interesimin e kompanive turke për të investuar në Kosovë.