Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) si dhe Inspektorati Komunal i Komunës së Kamenicës, kanë zhvilluar një aksion inspektimi në fshatrat: Hodonoc, Muçivercë, Shipashnicë e Poshtme dhe Laçiq.
Gjatë këtij aksioni, janë inspektuar të gjitha separacionet dhe deponitë e zhavorit.
Pasiqë inspektorët kanë hasur në parregullësi të shumta, janë mbyllur shtatë separacione dhe një deponi e zhavorit, të cilat kanë operuar ilegalisht.
Ato do të qëndrojnë të mbyllura, derisa operatorët të pajisen me lejet përkatëse, kurse dy separacioneve të tjera u është dhënë një afat prej 30 ditësh që të pajisen me leje ujore, pasiqë me procedurat e tjera kishin qenë në rregull.