Kanë përfunduar edhe dy takimet e fundit të javës së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.
Flamurtari ka marrë një fitore tejet të vlefshme përballë Dukagjinit për t’u ngritur në tabelë dhe për ta zhytur edhe më poshtë ekipin nga Klina.
Fitoren e parë sezonale këtë vikend e regjistroi Vushtrria, por ende nuk ka dalë nga zona e rrezikshme. Ish-kampionët e vendit triumfuan përballë Ferizajt për t’ia vazhduar krizën ekipit që drejtohet nga trajneri gjilanas, Bekim Isufit.
Nga këto dy takime dhe rezultatet me pikët e grumbulluara, tabela e Superligës së Kosovës duket kështu: