Ka luajtur për Vardarin e Shkupit, por nga sot e tutje do të jetë me fanellën bardh e kaltër. Mbrojtësi i krahut te djathtë, Vladica Brdarovski, i lindur në Manastir të Maqedonisë së Veriut, sot edhe zyrtarisht ka nënshkruar me skuadrën e Dritës.
Siç bënë të ditur klubi, përmes një njoftimi zyrtar, Brdarovski ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër dhe kështu do ta përforcojë edhe më shumë fazën e mbrojtjes.
“Brdarovski për më shumë se pesë vite ishte pjesë e Vardarit, ku gjatë kësaj periudhe arriti që të shpallej tri herë kampion dhe për shumë sezone barti shiritin e kapitenit. Gjithashtu deri ne vitin 2015 ishte edhe pjese e kombëtares së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e skuadres së Dritës. /2LONLINE.com/