Sot ndodhën disa tërmete shumë pranë Shkupit në Maqedoni. Disa lëkundje u ndjenë edhe në Gjilan dhe nëpër qytete tjera në rajon. Lëkundja më e fuqishme ishte ajo e orës 15:10, që shënoi 5.2 shkallë të Rihterit. U raportua për dëme material dhe disa lëndime të njerëzve. Megjithatë, këto dridhje tektonike nuk janë të parat që ndihen në këto zona. Edhe më parë ka pasur lëkundje të cilat kanë qenë më të fuqishme. Ajo që duhet diskutuar mes nesh është ngritja e masave të sigurisë në raste të emergjencës por edhe rritja e sigurisë së objekteve dhe hapësirave të tjera nëpër zona të banuara.
Meqë edhe Gjilani është zonë sizmike, po ju sjellim 10 këshilla praktike se si të përgatiteni dhe të mbroheni në rast të tërmetit.
PËRGATITU
1. Flisni për tërmetet. Kaloni kohë me familjen tuaj duke diskutuar se si dhe pse ndodhin tërmetet. Shpjegoni se një tërmet është ngjarje e natyrshme e tokës dhe nuk është faji i askujt. Përdorni fjalë të thjeshta gjatë diskutimit që edhe fëmijët e vegjël ta kuptojnë.
2. Gjeni vende të sigurta në shtëpinë tuaj. Identifiko dhe diskuto për pika të sigurta në çdo dhomë të shtëpisë suaj në mënyrë që ju të shkoni atje sa më shpejt, në rast tërmeti. Pika të sigurta janë ato vende ku ju mund të mbuloheni, siç janë nën një tavolinë të fort ose pranë një muri të brendshëm.
4. Praktiko stërvitjet për tërmetet. Rregullisht praktikoni me familjen tuaj se çfarë duhet të ndërmerrni në rast të ndonjë tërmeti. Duke praktikuar stërvitjet në raste emergjente të tërmeteve, ju do të ndihmoni anëtarët e familjes, veçanërisht fëmijët të kuptojnë se çfarë duhet të ndërmarrin gjatë fatkeqësisë natyrore, në rast se nuk jeni pran tyre.
5. Mëso për planet kujdestare të fatkeqësive. Nëse jeni në zonën e një shkolle apo institucioni, pyetni për planet emergjente të tyre. Pyetni për planet e evakuimit në rast tërmeti dhe nga cili lokacion të arrihet më së shpejti. Mbani kontakte të përditësuara, vazhdimisht. Numrat e rëndësishëm të telefonit, adresar dhe kontakte të tjera emergjente është e nevojshme ti mbani gjithmonë të përditësuara, që të arrini sa më shpejtë te ndihma.
GJATË TËRMETIT
6. Nëse jeni brenda, hidhu, mbahu, mbulohu. Hidhu në tokë dhe merr diçka për tu mbuluar siç është tavolina apo ndonjë tabelë e madhe dhe e fortë. Me njërën dorë mbaje objektin dhe me tjetrën mbroje kokën dhe qafën. Nëse nuk keni ndonjë gjë të fortë për t’u mbrojtur, struku poshtë pranë një muri të brendshëm. Qëndroni në ambient të mbyllur derisa të ndalen dridhjet, derisa të jeni të sigurt se mund të dilni.
7. Nëse je jashtë, gjejë një vend të hapur. Gjeni një vend, larg nga ndërtesat dhe objektet tjera si pemët, dritat e rrugës dhe shtyllat elektrike. Bjerë në tokë dhe rri aty derisa të ndalen lëkundjet e tokës.
8. Nëse jeni në automjet, ndaluni. Ndale mjetin në një vend të qartë dhe qëndroni aty derisa dridhjet të pushojnë.
PAS TËRMETIT
9. Përfshini anëtarët e familjes dhe fëmijët në renovim. Pas një tërmeti, përfshini fëmijët në aktivitete të renovimit të objektit të banimit, nëse mendoni që është sigurt për ta bërë kështu. Kjo mënyrë është inkurajuese për fëmijët për të parë se si familja i kthehet normalitetit dhe se ka detyra për të bërë.
10. Dëgjoni fëmijët. Inkurajoni fëmijët tuaj për të shprehur ndjenjat e frikës, ankthit apo zemërimin. Dëgjoj me kujdes, trego mirëkuptim dhe ofrohuni siguri. Tregojini fëmijëve tuaj dhe anëtarëve të tjerë të familjes se situata nuk është e përhershme. Trego afërsi me ta duke shpenzuar së bashku kohë.
Mbi të gjitha në situata emergjente duhet të keni durim dhe mos të bëni panik. / 2L ONLINE/