Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, të organizuar nga komuna e Vitisë dhe Qendra Rinore në Viti, në qytetin e Vitisë në amfiteatrin veror, konkretisht në hapësirat e parkut “ Nijazi Azemi” është mbajtur një mbrëmje rinore.
Perfomuan para publikut, artistë vitias, por edhe nga Ferizaj si Xhavit Avdyli.
Të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti i cili pos urimit ka folur edhe për rëndësinë që ka rinia për të tashmen dhe të ardhmen e vendit por edhe për punën që po bëjnë institucionet komunale të Vitisë në përkrahjen e kësaj grup moshe.
Një fjalë rasti e ka mbajtur edhe Milot Lala, drejtor i DKRS-së në Viti. /2LONLINE.com/
.
Foto: Rino Art-Viti