/2L ONLINE/ – Mbrëmja e organizuar nga Forumi Rinor i AKR-së në Gjilan e sponsorizuar nga Presidenti Behgjet Pacolli, vërtet ishte një organizim madhështor me më shumë se 2000 të rinj të pranishëm në Boka Club, thonë zyrtarë të AKR-së.
“E falënderojmë përzemërsisht njeriun më human dhe me vlera që ka shqiptaria pa ndihmën e të cilit kjo mbrëmje skish me ndodh, pra z.Behgjet Pacolli. Përjetim që gjatë do të mbahet mend nga të gjithë pranishmit sonte në mbrëmje. Dhe një falënderim i veçantë shkon për organizimin e kësaj mbrëmje të paharrueshme nga Forumi Rinor i AKR-së në Gjilan”, ka thënë Arianti Ibrahimi nga AKR-ja e Gjilanit. /2L ONLINE/