(2L ONLINE) – Në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve është diskutuar për propozim rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba, propozim rregulloren për tatimin mbi pronën e paluajtshme, për draft buxhetin komunal për vitin 2015-2017, si dhe është informuar nga Drejtoria e Arsimit për fillimin e viti të ri shkollore 2014/2015.
Ibrahim Rama drejtor për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, duke folur për propozim rregulloren për ngarkesa, taksa dhe gjoba, ka theksuar se gjatë përgatitjes së këtij dokumenti janë bërë konsultime me drejtoritë komunale për ndryshime e që janë përfshi në këtë propozim rregullore.
Kurse për rregulloren për tatimin mbi pronën e paluajtshme, drejtori Rama tha se nuk ka ndryshime dhe normat e tatimit kanë mbetur siç kanë qenë më herët deri më tani. Që të dyja këto pika, pas propozimeve që u dhanë nga këshilli I drejtorëve, u vendos që të kalojnë në Komitetin për Politikë e Financa.
Në pikën tjetër për përgatitjen e Draft Buxhetit, Rama njoftoi për takimet që kanë mbajtur me qytetar nëpër lokalitete që I cilësoi si shumë progresive. Po ashtu ka njoftuar se buxheti ka pësuar rritje prej 915 mijë euro, ndërsa rënie në investime kapitale për 200 mijë euro.
Në këtë mbledhje u njoftuan drejtorët edhe për fillimin e vitit të ri shkollor nga drejtori i Arsimit Qahil Sinani i cili tha se ka filluar para një jave mësimi në Gjimnazin kuvendi I Lezhës pas renovimeve që janë bërë në objektin shkollor dhe tani mësimi po zhvillohet normalisht nëpër të gjitha shkollat e komunës së Vitisë./2L ONLINE/