Nga më shumë se 90% të votave që janë numëruar nga KQZ-ja, 31.21 % e tyre shkojnë për PDK-në. Pas saj vjen LDK-ja me 26.13%. Vetëvendosja deri tash ka 13.61%. Pason AAK-ja me 9.65%.
NISMA për Kosovën është ajo, që sipas votave të numëruara deri më tani, e kalon pragun me 5.36% të votave. E ajo që duket se nuk do e kalon pragun është AKR-ja me 4.72%.
Lista Srpska ka marr rreth 3%, e përqindja e mbetur shpërndahet tek partitë e tjera.