Federata Ndërkombëtare e Diabetit publikoi “Hartën e diabetit” më të re, sipas së cilës 382 milionë persona të rritur vuajnë tani nga diabeti.
Sipas vlerësimeve të kësaj Federate, afro 8.3 % e personave të rritur në tërë botën janë prekur nga kjo sëmundje.
Deri në vitin 2035, numri i diabetikëve parashikohet të rritet në 592 milionë. Sivjet afro 5.1 milionë veta kanë vdekur nga kjo sëmundje, me një mesatare një vdekje në çdo 6 sekonda.
Sipas “Hartës së diabetit”, Kina ka numrin më të madh të atyre që vuajnë nga kjo sëmundje, dhe pas saj renditen India, ShBA-ja, Brazili dhe Rusia.