Tërmeti që pati epiqendrën në qytetin e Durrësit dhe ishte i shkallës 6.4 të Rihterit në Shqipëri ka mobilizuar shqiptarët anë e kënd botës për t’i përkrahur dhe ndihmuar shqiptarët.
Këtë e kanë bërë edhe gjilanasit, me iniciativën e tifo-grupit “Intelektualët”, të cilët sot kanë pritur ndihman në qendër të qytetit te Teatri i Gjilanit, transmeton 2LONLINE.com.
E vullneti i qytetarëve për të ndihmuar ishte i jashtëzakonshëm. Produkte ushqimore, higjienike, veshmbathje, batanije dhe mjete financiare u dhuruan me destinacion shtetin shqiptar.
Ndihmat e grumbulluara u nisën për në Shqipëri, falë vullnetit të mirë të qytetarëve sërish, të cilët dhuruan automjetet dhe kombit privat për transport.
Mbi 30 kombi u nisën nga Gjilanit, ndërsa përfaqësuesi i “Intelektualëve”, Arianit Kërceli u shpreh i kënaqur me përgjigjien e bashkëqytetarëve.
“Mbi 30 komba u nisën për tek nëna Shqipëria. Kjo iniciativë është e mrekullueshme dhe jam krenar me këtë që arritëm të realizojmë. Janë dorëzuar shumë ndihma të llojeve të ndryshme sic i keni parë në fotografi, ndërsa me mjetet e dorëzuara kemi blerë ushqim shtesë dhe barna. Pjesën tjetër do ta japim tek Fondacioni i Elvis Nacit ose kushdo që ka nevojë”, ka thënë Kërceli.