Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 22 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore (12.09.2023) janë shkaktuar 52 aksidente trafiku, prej të cilave, 22 me të lënduar dhe 30 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar
Janë arrestuar 17 persona, 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/