• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Pa reciprocitet nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Redaksia 2LONLINE 13 Shtator, 2023 5 min
 Pa reciprocitet nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Shkruan: Ismajl Kurteshi

Injorimi i kërkesës parimore, nga Serbia dhe ndërmjetësuesit, për trajtim të barabartë të palëve, është pengesë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, e jo insistimi i palës kosovare për reciprocitet që garanton zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejt.

Reciprocitetin si kusht për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë po e injorojnë si Serbia po ashtu edhe ndërmjetësuesit  evropian.

Serbia që po përfiton nga BE-ja shuma të mëdha parash, investime të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e  zhvillimin ekonomik të saj dhe ajo që është më e rëndësishmja, Serbia po synon të bëhet pjesë e këtij Unioni, pa i respektuar parimet bazë të BE-së, po tolerohet nga ndërmjetësuesit.

Për t’i dhënë fund kësaj anomalie dhe zvarritjes së këtij problemi, të krijuar pa asnjë arsye  nga Serbia, Bashkimi Evropian dhe SHBA duhet njëherë e mirë ta detyrojë Serbinë  t’i respektojë dokumentet dhe parimet bazë të BE-së.

Serbia nuk bën të përkrahet nga BE-ja, derisa po i shkelë  të drejtat humanitare dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës.

Ndërmjetësuesit nuk bën ta përkrahin kërkesën e Serbisë për autonomin e komunitetit serb në Kosovë dhe në të njëjtën kohë t’i injorojë kërkesat e shqiptarëve të Luginës, që në asnjë moment nuk i tejkalojnë ato të Serbisë për serbët e Kosovës.

Sado e rëndësishme që të jetë  shkëputja e Serbisë nga Rusia, për të cilën po angazhohen shtetet e Evropës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo nuk mund të arrihet përmes një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila i dëmton interesat e shqiptarëve, qoftë në Kosovë qoftë në Luginë. Madje edhe nëse një marrëveshje e tillë nënshkruhet nga palët nën presionin e fuqive të mëdha, normalizimi në mes të Kosovës dhe Serbisë  nuk do të ndodh. Shqiptarët nuk do të pajtohen kurrë me padrejtësitë  e imponuar, ndërsa Serbia do të vazhdojë të kërkojë koncesione të tjera që do t’i dëmtojnë shqiptarët.

Historia na mëson se marrëveshjet e padrejta janë të destinuara të dështojnë. Në të kaluarën nuk kanë munguar vendime e marrëveshje të imponuara, që i kanë dëmtuar të drejtat e shqiptarëve, por përkundër vendimeve të fuqive të mëdha,  qetësi në Ballkan nuk ka pas. Prandaj në të ardhmen nuk do të duhet të humbet kohë dhe energji për diçka që është provuar, por ka dështuar.

Serbia duhet të heq dorë nga logjika e saj hegjemoniste për mbisundim mbi popujt tjerë dhe ta pranojë një marrëveshje të drejtë, përmes të cilës dy popujt dhe pakicat e tyre kombëtare do trajtohen barabarësish, sepse zgjidhje tjetër nuk ka.

Injorimi i kërkesës parimore, për trajtim të barabartë të palëve, që është në përputhje të plotë me të gjitha dokumentet e BE-së, është pengesë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, e jo pala kosovare që po insiston në reciprocitet që garanton zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejt.

Nuk thuhet kot se politika është art i së mundshmes. Ka ardhur koha që Serbia dhe përkrahësit e saj tradicional ta kuptojnë se marrëveshja ose duhet të jetë e drejtë ose marrëveshje nuk do të ketë. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Ismajl Kurteshi Kosovë marrëdhënieve Opinion reciprocitet rekomandojmë serbi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Mot me vranësira dhe intervale me diell

26 Shtator, 2023
Gjilan

RARE me Fokus Grup në kuadër të projektit “Avoko kundër dhunës dhe

26 Shtator, 2023
Kamenicë

I dehur në timon, gjobitet dhe i merret leja për gjashtë muaj

26 Shtator, 2023
Gjilan

Hidromorava me njoftim për konsumatorët e lagjes Dardania 1

25 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Mot me vranësira dhe intervale me diell

26 Shtator, 2023

I dehur në timon, gjobitet dhe i merret leja për gjashtë muaj

26 Shtator, 2023

Hidromorava me njoftim për konsumatorët e lagjes Dardania 1

25 Shtator, 2023

Gjilan: Bie në pranga të policisë

25 Shtator, 2023

Ilmi Mustafa: Gjithmonë krenar me Policinë e Kosovës

25 Shtator, 2023

Prokuroria Speciale konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të pjesëtarit të tretë të grupit terrorist dhe sekuestron një sasi të konsiderueshme të armatimit

25 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com