Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 113 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 57 aksidente trafiku, prej të cilave, 23 me të lënduar dhe 34 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar. Gjatë kësaj periudhe (30 gusht) ka ndërruar jetë, një i aksidentuar në aksidentin e datës 24 gusht, që kishte ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Janë arrestuar 15 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/