Nga zgjedhjet e 3 Nëntorit kanë dalur më shumë se 100 mijë fletëvotime të pavlefshme. Deri tani nga të dhënat e publikuara del se për kryetarë të komunave janë të pavlefshme 28559 vota ndërsa për kuvendet komunale janë të pavlefshme 81782 vota.
Vetëm në Prishtinë janë mbi 8000 vota të pavlefshme për asamble ndërsa për kryetarë komune janë rreth 2000 vota.
Edhe në qytetet tjera si në Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë të jugut, Gjilan dhe Ferizaj ka poashtu numër të madh të votave të pavlefshme. Zyrtarët e KQZ-së duke e parë këtë numër të lartë të votave të pavlefshme nuk e përjashtojnë mundësinë e rinumërimit.