Duke iu referuar statistikave policore brenda një dite, në vendin tonë janë regjistruar 65 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 1 mijë e 411 tiketa gjobitëse, për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Gjatë 24 orëve të fundi, kanë ndodhur 65 aksidente trafiku, nga të cilat 27 me lëndime në njerëz, 38 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 9 persona, 6 janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/