Isuf B.Bajrami
Zoti Haradinaj u ndalua më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti serb të lëshuar 13 vjet më parë. Më 12 janar Gjykata e Apelit në Colmar e liroi zotin Haradinaj me kusht që të qëndrojë në Francë, në pritje të shqyrtimit të kërkesës serbe për ekstradimin e tij në Serbi.
Ndalimi i zotit Haradinaj nxiti reagime në shkallë të gjerë në Kosovë, ku u mbajtën edhe protesta me kërkesën për lirimin e tij.
Ky është rasti i dytë që zoti Haradinaj ndalohet në bazë të një urdhër arresti serb. Në qershor të vitit 2015 ai u ndalua në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, derisa po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin.
Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, Interpol që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë për qytetarët e Kosovës. Kërkesat kishin pasuar disa raste të ndalimit nëpër aeroporte të drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletarrestimeve të Beogradit.
Gjykata e Apelit në qytetin Colmar të Francës lindore, shtyrjen e datës për të vendosë më 2 mars lidhur me kërkesën e autoriteteve serbe për ekstradimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin Beogradi e akuzon për krime lufte është e dyshimtë se mund të jetë një inskenim si në rastin Litvinenko që u vra nga Shërbimet Sekrete Ruse. Rasti i Aleksandar Litvinenkos, fokusoi vëmendje botërore pasi ai u helmua me lëndën radioaktive polonium, në vitin 2006.43-vjeçari, i cili kishte punuar për KGB-në dhe më pas pasardhësen e saj “FSB”, ndërroi jetë tre javë pasi konsumoi substancën e hedhur në çaj. Në bazë të provave në trupin e viktimës, mjeku ligjor Sir Robert Owen deklaroi në gjykatë se “është gjithmonë edhe më e sigurt përfshirja e shtetit rus në vrasjen e Litvinenkos”.
Pas seancës zoti Haradinaj tha se shpreson në një vendim më të shpejtë dhe se shtyrja deri më 2 mars ishte e panevojshme, meqë kërkesa e Serbisë është politike dhe keqpërdorim dhe tendencë për të korruptuar organet e Policisë Ndërkombëtare. Nuk kishte ndonjë arsye për shtyrjen e vendimit që duket të jetë kushtëzuar nga vëllimi i lëndës së dorëzuar nga autoritetet serbe.
Beogradi pretendon se ka ofruar prova të reja që siç thuhet nuk janë paraqitur gjatë gjykimit të tij në Hagë, ku z.Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm, në vitin 2008 dhe më pas në vitin 2012 në një rigjykim të pjesshëm që ishte rasti i vetëm në historinë e Gjykatës për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.
Avokatët thonë që nëse gjykata hedh poshtë kërkesën serbe, z.Hardinaj do të jetë i lirë dhe Serbia nuk ka mundësi apelimi, ndërsa në një rast të kundërt, vendimin përfundimtar për ekstradim apo jo do ta merrte qeveria franceze, përkatësisht ministri francez i drejtësisë.
https://proinformacion.com/2017/02/10/mbajtja-ne-france-e-ramush-haradinajt-mund-te-jete-nje-inskenim-helmim-me-polonium-ne-caj-si-ne-rastin-litvinenko/