Mbahet trajnimi për turizëm në kuadër të Projektit “Rikthimi i prosperitetit përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore”.
Komuna e Kamenicës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Organizatën Joqeveritare Proactive.
Qëllimi i këtij trajnimi është realizimi i projektit në pjesën e Malësisë së Kamenicës, ku për qëllim ka identifikimin e ekonomive familjare të cilat mund të zhvillohen si bujtina në të ardhmen.
Me anë të këtij memorandumi, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Zyra për Turizëm në Kamenicë, ofron gjithë logjistikën e nevojshme dhe mbështetjen për realizimin e projektit në fjalë.
Ky koncept i turizmit është një koncept i ri për banorët që mund të ofrojmë peisazhe të bukura, produkte bio, ujë burimi dhe qetësi shpirtërore.
Zyra për Turizëm sot ka mbajtur një prezantim për monumentet e Komunës së Kamenicës, për mundësitë e zhvillimit të Turizmit në Komunën e Kamenicës. Zyrtarja Nexhmije Kallaba për së afërmi paraqiti mundësitë e komunës për zhvillimin e turizmit ku të pranishmit u pajisen me fletëpalosje për monumentet e Kamenicës, e cila gjithashtu mund të jetë një Guidë Turistike.
Moduli i dytë i trajnimit do të mbahet me 21 dhe 22 dhjetor në sallën e Kuvendit Komunal në Kamenicë nga ora 10:00. Ndërsa 14 dhe 15 dhjetor u mbajt trajnimi i parë.
Komuna e Kamenicës ka resurse për turizëm malor, rekreativ, shëndetësorë, agroturizëm, e shuma e këtij projekti arrinë vlerën rreth 30 mijë euro.