Bazuar në projektin për reforma në Policinë e Kosovës, mbështetur nga Bashkimi Europian, më 24 dhe 25 nëntor 2021, është mbajtur trajnimi për zyrtarët për informim të Policisë së Kosovës (niveli qendror dhe ai lokal) dhe zyrtarët për informim nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga ekspertët e Mbretërisë së Bashkuar janë ofruar praktikat më të mira në fushën e komunikimit në situata të incidenteve kritike (madhore).
Në fund të trajnimit u certifikuan të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit. /2LONLINE.com/