Sot në të gjitha shkollat fillore të Kosovës, do të mbahet testi i arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e testit, të cilit do t’i nënshtrohen rreth 30 mijë nxënës.
Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, tha për Radio Kosovën, se testi ka për qëllim t’u mundësojë nxënësve të orientohen në shkollimin e mëtejmë në bazë të numrit të pikëve që marrin. Ndërkohë, njoftohen të gjithë nxënësit që nesër nuk do të ketë mësim në shkollat fillore.