Koordinatori për veprat penale kundër integritetit seksual nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, ka mbajtur sot takim me koordinatorët e prokurorive themelore, ku ka kërkuar nga ta që të organizojnë takime me akterët nga institucionet tjera si, Policia e Kosovës, Qendra për P /2LONLINE/unë Sociale dhe Mbrojtësit e Viktimave, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve në rastet e veprave penale që kanë të bëjnë me integritetin seksual, posaçërisht veprimet që duhet të ndërmarrin gjatë kujdestarive dhe çështje të tjera me interes të mbrojtjes së viktimave dhe zbardhjes së rasteve.
Po ashtu, gjatë këtij takimi koordinatorët janë pajtuar që, në rastet e tilla të kontaktohet Drejtori i Agjencisë për Forenzikë, me qëllim të trajtimit të rasteve me prioritet, kur nga prokurorët kërkohen ekspertiza për rastet e veprave penale që kanë të bëjnë me integritetin seksual, posaçërisht kur viktimat janë të mitura. /2LONLINE/