DYLON

Mbahet takimi i koordinatorëve të prokurorive për veprat penale kundër integritetit seksual

Mbahet takimi i koordinatorëve të prokurorive për veprat penale kundër integritetit seksual
Avatar photo Redaksia

Koordinatori përgjegjës për veprat penale kundër integritetit seksual, prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, ka mbajtur një takim me të gjithë koordinatorët e prokurorive të vendit.

Koordinimi i punës për trajtimin sa me efikas në të gjitha fazat e procedurës penale nëpër prokuroritë e vendit të veprave penale kundër integritetit seksual, ishte në fokus të diskutimeve të koordinatorëve.

EkoHigjiena

Me këtë rast janë prezantuar edhe raportet nga ana e të gjithë koordinatorëve të prokurorive, raporte këto, që kanë të bëjnë me lëndët për vitin 2021 dhe nëntëmujorin e vitit 2022.

Në përmbyllje të takimit është theksuar domosdoshmëria e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, mbrojtësit e viktimave dhe qendrat për punë sociale, me qëllim të zbulimit të këtyre rasteve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.