Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Kamenicës, kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hodonoc dhe Roganë.
Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari Kadri Rahimaj, Drejtoresha Ardita Dërmaku, Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, zyrtari Naser Hashani, zyrtari Burim Kryeziu dhe banorë të fshatrave Hodonoc e Roganë.
Kryetari Kadri Rahimaj ka thënë se banorët e këtyre fshatrave e kanë mundësinë që të paraqesin ankesat dhe propozimet e tyre për lagjet në të cilat banojnë.
Kryesuesja e grupit punues, drejtoresha Ardita Dërmaku ka paraqitur Projekt-Buxhetin për vitin 2023.
Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë kryesisht me ujësjellës, asfaltim të rrugëve, kanalizim. /2LONLINE/