Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi kanë mbajtur një takim virtual me Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në përballjen me pandeminë Covid-19.
Ministri Latifi i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.
Ministri Latifi dhe Ministri Krasniqi falenderuan kryetarët e komunave për bashkëpunimin duke pasur parasysh se përballja me pandemië COVID – 19, kërkon përkushtimin e tyre në kapacitete maksimale.
Ministri Latifi theksoi se në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor jemi duke vlerësuar në vazhdimësi situatën epidemiologjike dhe kërkoi mbështetjen dhe angazhimin e komunave në fuqizimin e zbatimit të masave, pasi që krahas vaksinimit mbeten mjetet e vetme në frenimin e pandemisë, dhe evitimin e mbylljes totale, kështu evitimin e mbingarkesës spitalore dhe mbylljes së veprimtarive ekonomike dhe shkollave. /2LONLINE/