Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’, ka mbajtur takimin e radhës këshillues me temën ofrimin e shërbimeve këshilluese preventive, mbrojtëse dhe intervenim të hershëm.
Qëllimi i takimit ishte dhënia e këshillave mbrojtëse dhe vetëdijesimi i nxënësve të shkollave fillore me situatat në të cilat mund të bien ndesh, si dhe diskutimin e sfidave dhe mundësive për përmirësimi e qasjes së fëmijëve, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe mbrojtjen dhe çasjen e tyre sa më gjithëpërfshirëse.
Në takim përveç stafit të NOPM-së morën pjesë edhe zyrtarja komunale për të Drejtat e Njeriut, respektivisht koordinatorja për të drejtat e fëmijëve, një pjesëtar nga Policia e Kosovës gjegjësisht nga policia me bazë në komunitet, dhe drejtori i Qendrës për Punë Sociale (QPS). Temat e diskutuara ishin nga më të ndryshmet, duke filluar nga elaborimi i të drejtave të fëmijëve, mbrojtja dhe vetëdijësimi i fëmijëve nga përdorimi i pakontrolluar i internetit, puna e rëndë te fëmijët, njoftimi i tyre me aktivitetet e QPS-së dhe sfidat tjera.
Forma e takimit ka qenë me karakter informues e vetëdijesues për rreziqet me të cilat ballafaqohen të rinjtë, gjithashtu diskutimi me nxënës ka qenë interaktiv ku kemi marr pyetje e përgjigjeje të ndryshme lidhur me shqetësimet e tyre.
Ky projekt përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe mbështetur nga Save the Children në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Politika të Mirëqenies Sociale dhe Kërkim.