DYLON

Haziri ngushëllon familjen Shala: Jam i trishtuar që humbëm tre bashkëqytetarë në aksident

Haziri ngushëllon familjen Shala: Jam i trishtuar që humbëm tre bashkëqytetarë në aksident
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Shala nga Poneshi pasi tre anëtarë të tyre humbën jetën tragjikisht pas aksidentit të orëve të mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

“Me trishtim e mora lajmin nga mediat për humbjen e jetës së tre bashkëqytetarëve të mi nga Poneshi i Gjilanit në aksidentin që ndodhi në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala për humbjen e më të dashurve të tyre. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri dërguar familjes Shala.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.