“Ministria e zhvillimit ekonomik, duke kuptuar rëndësinë e Efiçiencës së Energjisë dhe Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë, ka zhvilluar strategji dhe programe gjithëpërfshirëse, siç janë Strategjia e Energjisë 2017-2026, pastaj Plani i Veprimit i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë 2010-2018, si dhe Planin i tretë afat-mesëm të veprimit.”, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Këto komente i pari i MZHE-së i bëri në takimin inaugurues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ku morën pjesë Nataliya Apostolova, Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, dhe Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën si dhe përfaqësues të tjerë.
Ministri Lluka tha se me aprovimin në Kuvend të Ligji të ri për Efiçiencë të Energjisë ka sjellë një numër të konsiderueshëm të risive krahasuar me legjislacionin që ka qenë në fuqi deri më tani.
“Disa nga risitë kryesore të Ligjit për Efiçiencë të Energjië janë:
Përcakton strukturën dhe përmbajtjen e Planit Kombëtar të Veprimit për Efiçiencën e Energjisë dhe Planeve Komunale të Veprimit për Efiçiencën e Energjisë si dokumente kryesore strategjike.
Përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë, duke përfshirë detyrat shtesë që rrjedhin nga transpozimi i Direktivave të BE-së, në veçanti në monitorimin dhe përmbushjen e objektivave tjera nacionale te këtij sektori;
Themelon Fondin e Kosovës për Efiçiencën e Energjisë, i cili do te shërbejë si një mekanizëm i qëndrueshëm, dhe do të ndihmojë në arritjen e caqeve të Republikës së Kosovës në fushën e Efiçiencës së Energjisë”, u shpreh miinistri i zhvillimit ekonomik.
Gjithashtu, z.Lluka tha se ky fond që në fillim të operimit do të përfitoj 10 milion euro grant nga Komisioni Evropian dhe 5 milion euro nga Banka Botërore dhe 1 milion euro nga qeveria e Kosoves.Përfituesite ktyre projekteve do të jenë kryesisht ndërtesat publike dhe më vonë edhe ato private. Po ashtu plani për Energji dhe Klimë 2021-2030 është një nga elementet e rëndësishme për Kosovën sa i përket efiçiencës së energjisë.
Nataliya Apostolova, Përfaqësuese e Posaçme e BE-sëtha se ky është hap konkret në përmbushjen e agjendës evropiane të reformave dhe se energjia e Kosovës është prioritet i BE-së.
“Ky është një hap konkret në përmbushjen e Agjendës Evropiane të Reformave. Kjo nuk do të ndodhte pa një punë të madhe dhe një koordinim të mirë në mes të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Bankës Botërore dhe BE-së. Sektori i energjisë dhe reformat mbeten prioritet për BE-në. Efienca e energjisë është nëthelb të këtyre reformeve.
Ndër të tjera, Udhëheqësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se Kosova akoma po përballet me sfida në furnizimin me energji elektrike, andaj Efiçienca e Energjisë është alternativa e vetme e cila rrit stabilitetin dhe njëkohësisht krijon edhe vende pune e poashtu ndikon në përmirësimin e ambientit.
Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, ka theksuar se Fondi i Kosovës për Eficiencë të Energjisë është fondi i parë i tillë në Ballkanin Perëndimor dhe se kjo e bën Kosovën lidere në rajon në këtë fushë.
Ai ka shtuar: “Ne presim përfitime për financat publike në aspektin afatgjatë, fatura më të ulëta të energjisë elektrike, përfitime në mirëqenien e shfrytëzuesve të këtyre ndërtesave, të cilat në shumë raste janë shkolla dhe spitale, kështu që përfitues do të jenë fëmijët dhe njerëzit e sëmurë që shfrytëzojnë këto ndërtesa. Do të ketë edhe një përfitim për Kosovën si tërësi. Kosova po bën përpjekje për të adresuar hendekun e vet në energji dhe zvogëlimi i kërkesës për energji është një element i rëndësishëm i asaj agjende”.
Gjithashtu, Marco Mantovanelli, tha se ndjehet i gëzuar që Banka Botërore është pjesë e këtij fondi dhe se do do të kontribuojë edhe me asistencë teknike, e me përvojë nga fondet e tilla në pjesë të ndryshme të botës.
Ministri Lluka falenderoi Komisionin Evropian për mbështetjen financiare dhe asistencën teknike në këtë proces. Bankën Botërore si një partner i vazhdueshëm në këtë sektorë, si dhe të gjithë donatoret dhe institucionet financiare tjera që në vazhdimësi po e mbështesin fushën e efiçiencës së energjisë.