DYLON

Vitia vazhdon bashkëpunimin me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Vitia vazhdon bashkëpunimin me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë vazhdon bashkëpunimin me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, pritet realizimi i disa projekteve.

Komuna e Vitisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), do të vazhdojnë bashkëpunimin për inicimin e projekteve për masat e efiçiencës së energjisë, ku përfituese  do të jenë shkollat në fshatin Sllatinë e Epërme, Buzovik, Sadovinë e Jerlive, Gërmovë dhe Qendra për Punë Sociale në Viti.

EkoHigjiena

Me këtë rast sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti,  i shoqëruar edhe nga Xhelal Musa, Zyrtar i Efiçencës së Engjerisë në Viti,  kanë pritur sot në takim përfaqësues të FKEE-së,  ku edhe është nënshkruar nga ai një dokument në këtë fushë.

Përndryshe në këto objekte fillimisht pritet të bëhen procedurat fillestare si auditimi, dizajnimi dhe përshkrimi i punimeve ku ndër tjerash pritet të parashihen të bëhet renovimi i kulmeve, fasadave, dritareve, ngrohjeve qendrore, ndriçimit, etj /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.