Grupit Punues për Zgjedhje mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimi Europian (BE) dhe OSBE-së, do të mbahet takimi i radhës, ku do të diskutohet për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes për zgjedhjet.
Po ashtu, do të bëhet vlerësimi i procesit për javën e fundit të fushatës zgjedhore, si dhe do të diskutohet për të arriturat e palëve në plotësimin e obligimeve për zbatim.
Delegacioni i Republikës së Kosovës, kryesohet nga Qemajl Marmullakaj, koordinator i Grupit Punues të Zgjedhjeve, ndërsa në përbërje të delegacionit janë edhe Shukri Sylejmani, kryetar i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Arjeta Rexhaj, këshilltare e zëvendëskryeministres Edita Tahiri, dhe Frymëzim Isufaj, nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel./rtk/