Këshilli Gjyqësor i Kosovës në bashkërendim me Këshillin Prokurorial të Kosovës, Ministrinë e Drejtësisë, Gjykatën Supreme të Kosovës dhe Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, kanë mbajtur sot takimin e parë të përbashkët ndër-institucional.
Ky takim, ishte një platformë pikënisëse për të diskutuar dhe shqyrtuar mundësitë e një qasje të përqendruar dhe dakorduar ndër-institucionale për të vënë në lëvizje një nismë të përbashkët ligjore dhe rregullative.
Kjo nismë mëton t’i adresojë çështjet që kanë dalë nga Raporti i vendit i Komisionit të Bashkimit Evropian, Strategjia për Sundimit e Ligjit si dhe rekomandimet e Opinionit të Komisionit të Venecias.
Institucionet janë pajtuar që të vazhdojnë takimet. /2LONLINE/