Mbahet takimi i parë i ekipit për të drejtat e fëmijëve. Në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka folur nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku.
Të pranishëm ishin edhe zyrtarë nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe UNICEF-i.
“Organizuam takim për prezantimin e të arriturave dhe prioriteteve nga Plani i Punës së Ekipit për të Drejtat e Fëmijës”, tha nënkryetarja e komunës.
Në këtë takim. është diskutuar implementimi i planit të përbashkët të punës për vitin 2022-2023 dhe kontributi i UNICEF-it në planin e EDF-së.
Derisa është bërë edhe prezantimi i të arriturave. Objektivi strategjik: Përmirësimi i mbulueshmërisë dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore për nëna dhe fëmijë. Objektivi strategik: Përmirësimi i mbrojtjes, sigurisë, ri integrimi, risocializimi dhe mirëqenies sociale. Objektivi Strategjik: Zhvillimi i një sistemi arsimor, cilësor dhe gjithëpërfshirës. Objektivi Strategjik: Ofrimi i programeve të edukimit joformal, sportit, rekreacionit dhe mbrojtjes së mjedisit. /2LONLINE/