Kryetari i Komunës së Kamenicë, Qëndron Kastrati, së bashku me Drejtoreshën për Zhvillim dhe Diasporë Majlinda Krasniqi, kanë mbajtur takim me komunitetin e bizneseve dhe organizatat jo qeveritare për të shënuar një vit me të arritura.
Në këtë takim, Kastrati duke falënderuar përfaqësuesit e bizneseve dhe OJQ-të për bashkëpunimin me Komunën e Kamenicës, ka folur për projektet e përbashkëta dhe sfidat që kanë kaluar gjatë këtij viti.
Ndër të tjera ai ka falënderuar institucionin Mikrofinanciar KEP për mbështetjen e këtij aktiviteti.
Në anën tjetër përfaqësuesit e bizneseve dhe të organizatave joqeveritare në Kamenicë, falënderuan Kryetarin Kastrati për punën që ka bërë lidhur me lehtësimin e procedurave për bizneset dhe OJQ-të. Ata poashtu treguan vërejtjet e tyre si dhe kërkesat që kanë në drejtim të Komunës.
U pajtuan të intensifikojmë bashkëpunimin për vitin e ardhshëm me qëllim të përmirësimit të ambientit të biznesit në vend si dhe kontributin në komunitet.