(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka mbajtur takim me bordin e drejtorëve. i informoi bordin e drejtorëve rreth punëve që janë duke u punuar saktësisht rreth gjendjes infrastrukturore e rrugore në komunën e Kamenicës.
“Në komunën tonë janë duke u zhvilluar punimet si në fshatin: Koretin, në lagjen Kovani, Hodaj, ku ditëve në vazhdim priten të asfaltohen, po ashtu në fshatin Hodonoc rreth 1200 m rrugë jemi duke bërë përgatitjen për shtruarjen me asfalt. Në fshatin Petrit dhe në Strezocë janë shtruar dy rrugë ku puna është përfunduar, po ashtu edhe rruga Koretin-Carakoc është përfunduar së asfaltuari. Pritet të filloj vënia e gurë themelit të shkollës së mesme në Roganë, që do të fillojnë me 11 nëntor në ora: 13:30 vënia e gurëthemelit ku jeni të ftuar të gjithë të merrni pjesë”, ka thënë Sinani.
Sipas tij, person kontaktues ndërmjet komunës dhe firmës kontraktuese për këtë projekt do të jetë Faton Biqkaj” ndërsa do të caktohet një inxhinier nga Drejtoria e Urbanizmit për mbikëqyrje të punëve tha Sinani.
Drejtori i Drejtorisë se Arsimit Agim Shkodra informoi kryetarin Sinani se në komunën e Kamenicës gjendja e furnizimit me lënde djegëse për ngrohje është e mire, por ende nuk kemi filluar të bëjmë ngrohjen e shkollave me thëngjill.
Në këtë takim Sinani kërkoi që të gjitha pronat komunalë të bëhet identifikimi dhe shënjimi kadastral në mënyrë që investitorëve të huaj ti ju mundësohet për investime kapitale që qytetarëve të komunës sonë të ju mundësohet punësim për jetë sa më të mirë për gjithë qytetarët e komunës sonë.
Të gjithë drejtorët prezantuan para kryetarit raportin e punëve që janë duke u kryer dhe kërkesat e tyre. /2L ONLINE/