Sot është mbajtur sesioni informues “Programi i zhvillimit rajonal të balancuar” organizuar nga ‘AZHR Lindje’ në bashkëpunim me Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë të Komunës së Kamenicës.
Të rinjët dhe bizneset nga Komuna e Kamenicës që kanë marrë pjesë në Sesionin Informues lidhur me Skemën e Granteve të MZHR-së, “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar” janë njoftuar rreth PZHRB 2022 Start-up dhe Biznese Ekzistuese LOT 1 dhe LOT 2 për vitin 2022. /2LONLINE/