Në Viti, sot, është mbajtur një punëtori me qëllim të hartimit të Draft Dokumentit të Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor për Komunën e Vitisë.
Në këtë punëtori e cila është organizuar nga OSBE, konkretisht të Sektorit të Demokratizimit, kanë marrë pjesë përfaqësues të Grupit Punues Komunal për Buxhetimin Gjinor dhe zyrtarë tjerë komunal ku në veçanti është diskutuar mbi draft dokumentin përfundimtar për buxhetimin gjinor i cili pritet të mbështet planifikimin e buxhetit komunal.
Në këtë punëtori, zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ndër tjerash, tha se Komuna e Vitisë, pos që ka mbajtur diskutime të shumta për planifikim e buxhetit komunal në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune ka mbajtur takime të tilla edhe me kategoritë e ndryshme të shoqërisë në veçanti që të gjithë të jenë pjesëmarrës në hartimin e buxhetit komunal pa dallime.
Zv. kryetari, Aliu, po ashtu, theksoi se kjo komunë i trajton barabartë të dy gjinitë ashtu siç edhe parashihet me ligjet në fuqi.
Përndryshe, Ibadete Hyseni, Zyrtare për Barazi Gjinore, në Viti, bëri me dije, se me aprovimin e këtij dokumenti do të eliminohen pabarazitë gjinore, në ndarjen e buxheteve komunale.